Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Ing. Mark Shkreli, një jetë për të treguar

Nga Albania News
15 Maj 2011
Në Emigracion

Ditën e shtunë, më 14 maj 2011, në orën 18:00,në Parma,në një sallë në Sheshin Pablo, u mblodhën shumë bashkatdhetarë shqiptarë, plot miq dhe të ftuar të familjes Shkreli, për të bashkëndarë gëzimin e zotit Mark Kol Shkreli në festimin e 70 vjetorit të tij të lindjes.

Ky event i rendesishem u organizua nga Shoqata Scanderbeg,Parma, e cila eshte shume e ndjeshme dhe e kujdesshme ne organizimin e çdo veprimtarie qe ka te beje me ngjarje,fenomene apo persona dhe me sensibilitetin e mbare komunitetit shqiptar ne Parma e rrotull.

Kete e shprehu ne fjalimin e tij ne hyrje te mbremjes, duke i uruar mireseardhjen te gjithe te ftuarve, zoti Durim Lika.

Te pranishem per shoqaten ishin drejtuesit e saj,bashke me miq e admirues te veprimtarive te Scanderbeg, Parma,gjithashtu familjare ,miq te familjes Shkreli.

Te pranishmit, ne hyrjen e tyre ne ate salle ku do t’u zhvillonte me pas eventi,per disa çaste harruan te ndodheshin ne Itali, ne Parma, por u futen ne brendesine e jetes dhe karakteristikave te qytetit madheshtor te Shkodres.

Kjo per shkakun se, motra e protagonistit te festes, zonja Ana Shkreli ,kishte sjelle nga shtepia e saj, nje valixhe plot me objekte karakteristike te hershme shkodrane,qe ajo ruan me nostalgji dhe fanatizem, si: veshje tipike tradizionale per gra e burra te qytetit,mbulesa,çarçafe apo peceta,si te mendosh pajen e nje vajze te epokes se vjeter shkodrane,fotografi te pjesetareve te familjes Shkreli te varura neper muret e ambientit rrethues.

Me keto objekte te mrekullueshme u vesh e gjithe salla,e cila e pasuruar nga tregimet e vete protagonistit te mbremjes,ing. Markut dhe ilustruar nga fotot e arkivit te familjes Shkreli, te projektuara nen kujdesin e z.

Durim Lika, i dhane ketij eventi nje forme komplete pershkruese te jetes se Mark Shkrelit,nje efekt konkret viziv per te ftuarit,duke i bere te pranishmit te ndjeheshin krejtesisht te perfshire nga tregimet e tij, per nje jete te ngarkuar me emocione pozitive, me sodisfaksione ,por edhe me nje ngarkese emocionale te pajisur me trishtimin per nje periudhe te caktuar te jetes se z.

Mark,qe i ka lene gjurmet e saj ne thellesine e shpirtit te tij,ajo e persekutimit politik dhe vuajtjes se denimit ne burgun famekeq te Ballshit. Festimi i pervjetorit te lindjes se ing.

Mark Kol Shkrelit merr shkas prej faktit se zoti Mark eshte anetar i shoqates Scanderbeg, nga te paret aktiviste te saj, eshte nje person qe mbulon rolin e keshilluesit prane kesaj shoqate.

Eshte nga emigrantet shqiptare te pare,te mberritur ne qytetin e Parmes. Ne prejardhjen e tij,z. Mark mund te krenohet per origjinen e fisit ,prejardhjen e te pareve te tij,nga fiset me te vjetra dhe te respektuara te qytetit te Shkodres, me vlera te shquara patriotike.

Ne kete kontest mund te permendim patriotin e flakte Dasho Shkreli, per te cilin jane shkruar shume vargje, kenge popullore, qe risjellin mbrapa ne kohe guximin e tij per te perballur turkun dhe shovinizmin serb dhe gjyshin e tij nga ana e nenes, zotin Shan Koleka,pjesemarres ne grupin e deputeteve per pavaresine ne nentor 1912 dhe ne Kongresin e Triestes ne 1913,ne krah te patrioteve te shquar shqiptare si Noli, Konica,Hil Mosi etj.

Marku eshte nje person me nje karriere te shkelqyer profesionale ne fushen e inxhinierise kimike,duke pasur perfunduar studimet e larta prane universitetit te Tiranes ne vitin 1962 me rezultate te shkelqyera,karriere kjo qe eshte dalluar qe ne fillimet e punesimeve te para te Markut ne Shqiperi me mansione te ndryshme ,qe kishin te benin me pergjegjesi perveçse atyre profesionale, dhe me ato organizative e teknike,ne kushtet e veshtira ekonomike dhe politiko-shoqerore qe kalonte Shqiperia e asaj periudhe. Por qe nuk e penguan inxhinierin e nderuar Mark Shkreli, qe te jape maksimumin e aftesive te tij intelektuale e profesionale ne nje fushe, se ciles i pati dedikuar studimet e tij ,kimine industriale, duke u rreshtuar ne kuadrot e para te asaj industrie te vendit,duke aplikuar me kontributin e tij deri ne rinovimin e perfeksionimin,rikonstruktimin e linjave dhe reparteve e deri te fabrikash modeste ,aktivitet ky qe ze fillin ne fabriken e çimentos (1962-1966)dhe ne ndermarrjen Ushqimore te Shkodres (1966-1970) e me pas ne Ministrine Industri-Miniera (1970- 1972),ne Ndermarrjen e fabrikave te bukes e te blojes,Tirane(1972-1976),ne ndermarrjen kimike Tirane (1983-1990)etj. Ky dedikim ndaj profesionit te tij e shperblen Markun dhe ne kontributin qe do te jape me pas ne periudhen e emigracionit ne Itali, ne qendren e punes se tij te re ne Parma, ne firmen e njohur Parmalat ,duke u inseruar hap pas hapi ne kete firme te dimensioneve te medha dhe leader ne prodhimin e produkteve te saj, si ne Itali dhe jashte saj,ne aktivitetin e zhvilluar prane kesaj firme, ne lidhje me vendet e Evropes Lindore per nje periudhe 18 vjeçare,duke mbuluar sektorin teknik si ne PRL- Hungari,PRL- Rumani,PRL- Rusi etj, ne mansionet: Responsabile del progetto paese,coordinatore area,Direttore engineering- central & Eastern Europe ,deri ne momentin e daljes se tij ne pension ne vitin 2008.

Ne fund te mbremjes, ju rezervuan disa momente nje kokteili te shkurter,shijimit te tortes, berjes se urimeve per te festuarin nga ana e te gjithe te pranishmeve, te cilet mbeten te emocionuar nga ky event ku u pershkrua, nepermjet kujtimeve te figures se nje intelektuali shqiptar si ing.

Mark Shkreli, nje pjese historie e Shqiperise,qe perfshin fazat me delikate te jetes politike dhe shoqerore te vendit,duke mbajtur ne te periudhen e pasçlirimit te vendit tone, te kalimit te Shqiperise nen kampin komunist, me te gjitha pasojat e tij deri ne ditet e sotme,periudhen e tranzicionit,periudhen e eksodit, i cili eshte nje fenomen i paharruar per popullin shqiptar ,qe mbarti largimin nga Shqiperia, duke mos u pajtuar me situaten e nderlikuar qe kalonte vendi yne, te nje pjese te mire rinie shqiptare,te shume intelektualesh dhe personalitetesh te nderuar te Shqiperise.

Zoti Mark Kol Shkreli, midis nje emocioni dhe nje tjeter, gje qe ishte mese normale per nje kthim mbrapsht ne memorje te nje jete te tere,falenderoi nga zemra Shoqaten Scanderbeg per kete dhurate te mrekullueshme qe i dedikoi atij vete dhe familjes se tij te nderuar, falenderoi dhe te gjithe miqte, te afermit e te ftuarit qe moren pjese ne kete event, te cilet i shtuan kesaj mbremjeje nje ngrohtesi te veçante.

Argumenta të trajtuar: ParmaScanderbeg Parma
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

L’epica delle stelle del mattino

L’epica delle stelle del mattino

Shkurt 2021
Rudi Erebara
Mimesis
9788857571621
Albania Italia andata e ritorno

Albania Italia andata e ritorno

Gusht 2021
Ilaria Lia
Ed Insieme
9788876023545
Un incubo di mezzo secolo

Un incubo di mezzo secolo

Tetor 2021
Amik Kasoruho
Besa Muci
9788836292042
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}