Manifestimi i datës 13 shkurt në Piemonte

Piemonte: Mijëra vetë kanë mbushur sheshet kryesore të qytetit të Torinos e Cuneos ditën e dielë.

Edhe pse me një kohë të zymtë dhe temperatura relativisht të ulëta, pjesmarrja e grave në këtë manifestim ka qenë shumë e madhe. Siç ishte menda, nuk kanë munguar dhe meshkujt në protestë, të cilët kanë qenë të shumtë.

Të paraqitura në mënyra të ndryshme, parullat shfaqnin jo vetëm zhgënjimin e grave për modelin e keq të figurës femërore krijuar nga media të ndryshme në vend, por edhe nënvleresimin e tyre nga politika aktuale.

Mes dhjetra parullave të cilat shprehnin zemërimin e femrave për reklamimin e mbrapshtë të figurës së tyre, ishin prezente dhe mjaft të tjera të cilat kundërshtonin qeverisjen e së djathtës italiane. Edhe pse gjatë organizimit të protestës u përsërit që nuk do të kishte prezencë të asnjë force politike, manifestimi pati në ballë të linjave kryesuese, dhe kryesisht në Cuneo, përfaqesuese femra me bindje të ndryshme politike.

Mbetet për t’u theksuar se ky manifestim mblodhi në sheshet kryesore me mijëra femra dhe meshkuj, duke u cilësuar si një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit në këto qytete.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version