Torino, jeta e një punëtori shqiptar vlen më pak se e një italiani

Jeta e një punëtori shqiptar në Itali vlen më pak se ajo e një italiani. Një vendim i tillë është marrë sot nga Gjykata e Torinos që i ka akorduar familjarëve të një punëtori shqiptar, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, një dëmshpërblim shumë herë më të ulët se ajo që do të përfitonin të afërmit e një italiani në një rast të ngjashëm.

Gjykatësja Ombretta Salvetti ka vendosur të dëmshpërblejë prindërit e emigrantit, të cilët jetojnë në Shqipëri, me një shumë prej 64 mijë eurosh ndërsa një familje italianësh do të dëmshpërblehej me të paktën 300 mijë euro. Gjykatësja e arsyetoi vendimin e saj me faktin që shuma e akodruar është në raport me vlerën që ka paraja në ekonominë shqiptare.Vendimi i gjykatës ka ngjallur polemika në radhët e ekspertëve të të drejtave civile në Itali.

Avokatja Sandra Gracis kundërshtoi vendimin duke theksuar se përbën shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve, të cilat sipas ligjit italian, mbrohen pavarësisht shtetësisë.“Po të veprohej në bazë të këtij kriteri, biznesmenët do të kishin interes të punësonin vetëm punëtorë të vendeve më të varfëra, që në rast aksidenti të paguanin më pak” nënvizoi avokatja Gracis.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version