Shqipëria dhe basti i borxhit të saj

Reagimi i FMN-së erdhi pas paraqitjes në Parlamentin shqiptar të një drafti për projektbuxhetin e vitit 2012, dhe i referohet mungesës së një përpjekjeje serioze për reduktimin e borxhit publik shqiptar.

Einstein dikur ka thënë: “Marrëzia është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Në të njëjtin kuptim kreu i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell, u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, me qëllim për t’i dërguar një mesazh Qeverisë Shqiptare e cila duhet të shmangë rrezikun që sjedhin kushtet e të qënit i mbytur nga borxhet.

Reagimi i FMN-së erdhi pas paraqitjes në Parlamentin shqiptar të një drafti për projektbuxhetin e vitit 2012, dhe i referohet mungesës së një përpjekjeje serioze për reduktimin e borxhit publik, që faktikisht sipas këtij projektbuxheti rritet edhe më tej. E njëjta kritikë ka ardhur edhe nga opozita, që akuzon mazhorancës për nënvlerësimin e krizës ekonomike dhe të pasojave që sjedh rritja e borxhit shqiptar.

Ky borxh ka arritur 60% të PBB-së (Prodhim i Brendshëm Bruto), dhe vetëm në gjashtë muaj – nga dhjetori 2010 deri në qershor 2011- u rrit me 5%. Duke konsideruar ngadalësimin e rritjes ekonomike për shkak të spapsjes ndaj krizës botërore në përgjithësi, ka gjasa që edhe ekonomia e vogël shqiptare të ndjejë efektet, ku situata e borxhit mund të bëhet i paqëndrueshëm për një vend me përmasat e Shqipërisë.

Sipas drejtuesve të FMN-së, ligji i buxhetit për vitin 2012 është shumë optimist dhe nuk merr parasysh kërcenimet e mundshme që dalin nga mprehja e krizës financiare ndërkombëtare. Ky, verbërisht bazohet mbi bindjen që do të rritet ekonomia dhe si pasojë do të ulet borxhi publik i Shqipërisë në vitet e ardhshme. Në rast të kundër, d.m.th nese gjëndja ekonomike do përkeqësohet, siç imagjinohet nga FMN-ja, atëherë situata e borxhit publik si dhe ajo e ekonomisë do jëtë e papërmbajtëshme për buxhetin shqiptarë.

Rritja “e mrekullueshme” ekonomike e Shqipërisë ka rënë në 2.5% në vitin 2011 për shkak të krizës ndërkombëtare, dhe si pasojë është rritur përqindja e borxhit publik ndaj PBB-së. Përsa i përket borxhit publik, Shqipëria zë vendin e 24-të në botë, dhe borxhi i saj është më i larti në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Qëndrore: më shumë se 60%, kundrejt një mesatare prej rreth 43% të PBB-së statistikave nacionale.

Nga vjen borxhi? Dhe sa na kushton në të vërtetë?

Shteti – si të jetë një person privat, merr hua paratë që i duhet për shpenzimet nga subjekte të tjera (individë, kompani, banka apo shtete) nën formën e obligacioneve ose e të ashtuquajturave bono-thesari të nënshkruara nga qeveria, që përdorën për të mbuluar çdo shpenzim financiar, për investime të reja (si autostrada Tiranë-Elbasan apo Parlamenti i ri shqiptarë) dhe për të mbuluar deficitin buxhetor. Këto veprime përbëjnë “borxhin publik”, që në thelb është i dobishëm për ecurinë ekonomike dhe për të nxitur rritjen e mëtejshme, por me kusht që të mos shpërdoret ose të bëhet improduktiv.

Shperdorimi i tij mund të dalë jashtë aftësisë së qeverisë për të kontrolluar rritjen e tepruar në vlerë dhe normat e interesit, që nëse nuk rriten të ardhurat e mjaftueshme përkatëse, situata çon në paaftësi paguese ose falimentim të shtetit.

Ministria e Financave tregon rreth 7.15 miliard lekë borxh per 2010, që në fund të vitit 2011 mendohet të arrijnë në rreth 8.1 miliardë lekë, në krahasim me rreth 13.10 miliard lekë prodhim i brëndshëm bruto per 2011. Kjo, do të thotë se qeveria shqiptare shpenzon më shumë se gjysma e asaj që prodhon, dhe sipas INSTAT-it kush do shqiptarë ka rreth 2000 dollar borxh për kokë (INSTAT 2011/01/01, popullsia 3.194.972 banorë).

Të gjesh qartësisht vlerën e borxhit është më e ndërlikuar se të kuptosh ekzistencën e tij! Kjo varet nga përbërja në borxh të brendshëm ose borxh të jashtëm: që për Shqipërinë është e ndarë në rreth 57% në të brendshëm dhe 43% në të jashtëm. Normat e interesit të borxhit, në përgjithësi, mund të shkojnë nga 4% në 10%, në mos më shumë në rastin e borxhit me bankat private dhe fondet e veçanta.

Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm (57%) i jep më shumë stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomisë, pasi nuk ka efekte ndryshimi në vlerën e parave. Por ngërçi qëndron tek struktura e borxhit të brëndshëm, e cila është e bazuar mbi llojin e pagesave afat-shkurtëra – për 58%, për tu paguar çdo vit, dhe vetëm 42% e tij është afatgjatë, që do të paguhet çdo 2-3 vjet ose më shumë. Për të marrë frymë lirisht xhepat e shtetit, duhet të ndërtohen mbi pagesa afatgjata, përndryshe duhet të marrë hua të reja vetëm për të paguar borxhet e vjetra.

Ndërsa borxhi i jashtëm në fund të gushtit 2010 ishte rreth 2.5 miliardë euro; një shumë që përfshinte të gjitha detyrimet që shteti duhet ti kthejë bankave të huaja, institucioneve të zhvillimit dhe vëndeve të tjerë. 800 milionë i këtij borxhi i është marrë hua 25 shtetëve në botë, duke përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Austrinë, por edhe vende të tjera si Japoni, Kina dhe Korea e Jugut apo Kuvajt.

Për borxhin e jashtëm vlerësimi ndaj agjensive të vlerësimit është mëse domethënës. Ai, ka një efekt të drejtëpërdrejtë nëse mendimet që shprehin këto agjensi janë negative. Ato bazohen mbi pasigurinë në aftësitë e një shteti për të paguar borxhin, në shkallën e ulët të pjekurisë institucionale, në përgjegjësisë dhe vlerësime edukutive politike. Prandaj agjensia e normimit Moody ka vlerësuar borxh shqiptarë si të paqëndrueshëm: gjykimi ishte caktuar me vlerën B + që do të thotë, “është i domosdoshëm një monitorim i vazhdueshëm.” Për financat shqiptare kjo do të thotë të kesh edhe një tjetër “thembër të Akilit” të zbuluar.
Rrugë-dalja nga alarmi negativ.

Në rastin e Shqipërisë shifrat nuk janë aq alarmuese se sa në vendet evropiane që vuajnë nga borxhet publike. Por, ngadalësimin i rritjes ekonomike (parashikuar nga FMN-ja rreth 3,5% rritje të GDP-së për 2012), të cilës i shtohet një kontekst rajonale edhe më i trishtuar (rritja në Serbi 2%, Kroaci 0.8%, Maqedoni 3%, Mal të Zi 2% dhe 2.2% Bosnja, për të mos përmendur gjendjen e greke dhe italiane). Vetëm Kosova është rritur me 5.3% gjatë vitit 2011.

Nëse zgjidhen çështjet e tjera si kriza energjitike e vendit, rritja e ngadaltë e kredisë-dhënies ekonomike, ulja e papunësisë informale dhe anët e paqëndrueshmërisë rregullative të tregut të punës, politika e papërgjegjëshme, dhe baza e ngushtë e eksporteve, atëherë borxhi i shqipërisë nuk do kishte vend për shqetësime. Po të shtohet edhe pjesa e lartë e borxhit publik me afat të shkurtër dhe rënia e të ardhurave nga emigrantët, si dhe rreziku i veçantë që vjen nga ekspozimi i tepërt ndaj kërcënimeve të ekonomisë greke dhe italiane, partnerë më të mëdhenjë për tregun shqiptarë, duhet të jemi të alarmuar.

Një zgjidhje duhet të gjindet menjëherë- sipas FMN-së dhe BE-së. Shqipëria ka nevojë të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjate fiskale, stabilitetin financiar dhe të përmirësojë mjedisin e investimeve. Gjithashtu, të përjashtohen polemikat midis partive kryesore që vazhdojnë të kërcënojnë pajtimin e nevojshëm për reforma, dhe masat për përparimin e aplikimit në Bashkimin Evropian. Teknikisht, FMN-ja këshillon që ekonomia shqiptare të ndryshojë llojin e borxhit, nga borxh për konsumatorët në borxh për investimet, të përqëndrohet në rritjen e kapacitetit të prodhimit të vendit, duke zëvendësuar importet me eksportet, rritjen e të ardhurave (tatimet mbi të ardhurat aktualisht në 10%, të rriten në 12-15%), e në fund të ulen shpenzimet publike.

Në tregjet e ekonomive ndërkombëtare që gjindet në krize, FMN-ja jo gjithmonë ka patur sukses në këshillat që i ka ofruar këtyre vendeve per rrugëdalje. Në rastin tonë, duke marrë për zemër shpëtimin e financave kombëtare dhe një të kaluar “urtësie” së Shqipërisë ndaj ndërkombëtarëve, pritet që vendimet e parlamentit shqiptarë ti largohen rrugëve gjarpëruese që çuan Italinë dhe Greqinë afër humnerës. Nëse historia ka mbrënda edhe urtësi, siç nënvizon thënia e Albert Einstein, ky është momenti i duhur për ta dëgjuar.

*PBB për 2010 është vlerësim i FMN
*Për 2010, të dhënat e borxhit janë deri në tremujorin e tretë të 2010

Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave
Komentet dhe Analiza: ODA
http://open.data.al/

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version