Shqipёria: Projekti pёr menaxhimin e fondeve UE

Financuar nga BE, projekti kap vlerën 1,35 milionё euro

Pak ditё mё parё, ёshtё prezantuar nё Shqipёri, projekti i njё vlere prej 1,35 milionё euro, financuar nga UE nё vartёsi tё administrimit tё fondeve komunitare.

Menaxhimi i decentralizuar i fondeve do tё bёjё qё autoritetet shqiptare tё jenё mё tё pёrgjegjshёm nё programimin, shpёrndarjen, firmosjen e kontratave, pagesave dhe tё kontrolleve fiskale tё fondeve UE tё destinuara pёr zhvillimin shqiptar.

Nё mёnyrё tё veçantё, ky projekt, synon tё pёrmirёsoje kapacitetin e autoriteteve shqiptare nё menaxhimin e kёtyre fondeve tё dhёna nё bazё tё Instrument for Pre- Accession Assistance (IPA) (Instrument i para aderimit), fonde tё cilat nё periudhёn 2007 – 2010, janё shtuar nё 275 milionё euro. Menaxhimi i decentralizuar i fondeve tё tilla do tё ndihmojё Shqipёrinё nё pregatitjen e pёrballjes me sukses tё hyrjes sё saj nё UE, nё veçanti nё lidhje me menaxhimin e Fondeve Strukturore tё Kohezionit, qё Shtetet e emeruara marrin pёr tё integruar mё sё miri zonat e tyre mё tё prapambetura duke pёrmirёsuar edhe infrastrukturёn.

Njё menaxhim sa mё i mirё dhe transparent i fondeve IPA kёrkon njё pregatitje administruese dhe profesionale sёbashku me njё infrastrukturё legale tё pёrshtatёshme: falё njё financimi prej njё milionё euro, Shqipёria ka krijuar strukturat administruese, duke edukuar stafin e duhur dhe duke marrё normativa tё reja pёr tё vёnё bazat e njё Menaxhimi Decentralizues; me projektin e ri, njё punё e tillё do tё çohet pёrpara, duke zhvilluar kapacitetin e autoriteteve shqiptare nё menaxhimin e shumave tё mёdha tё fondeve nё mёnyrё efikase dhe transparente.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version