Jak Pacani: vreshtari i ndërgjegjshëm

Një fototregim nga Ivo Dançev

Agronom, prodhues vere, bletar. Jak Pacani, pronar i kantinës “Ersi”, ka qenë pionier i riorganizimit të bujqësisë në zonën e Zadrimës, në Shqipëri, pas rënies së sistemit të kooperativave shqiptare në fillimin e viteve ’90. Një reportazh fotografik nga Ivo Dançev.

Jak Pacani është aktiv në përpjekjet për të përmirësuar sistemin e edukimit bujqësor dhe në futjen e teknikave të prodhimeve biologjike. Sot vera që prodhon, si verat vendase e aromatike “Kallmet” e “Shesh i bardhë”, gjenden në tryezën e shumë restoranteve në zonën e Shkodrës.

Pacani është i përfshirë në programin e Alencës për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Shqipërinë e Veriut , program që synon të vërë në lëvizje zhvillimin lokal duke u nisur nga njohuritë tradicionale, prodhimet tipike, dhe nga roli i grave.

Programi ka filluar më 4 korrik në Pukë dhe në 7 korrik në shkollën profesionale të Bushat-Vau i Dejës.

Projekti trevjeçar, nisur më 4 korrik në Pukë, promovohet nga dy OJQ italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM ) dhe Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE ) – me mbështetjen e Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).

Foto: Ivo Dançev

Ky fototregim është publikuar më parë në italisht në OBC Transeuropa. Titulli origjinal: “Albania: il vignaiolo consapevole”

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version