Zanate të lashta në ditët e sotme në Shqipërinë e veriut

Një fototregim nga Valery Poshtarov, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa

Familja Syla jeton në fshatin malor Blerim, në veri të Shqipërisë. Në jetën e tyre të përditshme ndjekin ritmet e lashta të mbarështimit të dhive dhe ushtrimin e zanateve të tjera antike, të cilat janë gurëthemeli i ekonomisë familjare. Foto nga Valery Poshtarov.

“Dy vëllezër, gratë dhe fëmijët, së bashku me prindërit e tyre të moshuar – kjo është familja patriarkale Syla, një familje tipike bujqësore në veri të Shqipërisë. Anëtarët e saj ndajnë një çati, por mbi të gjitha – një mënyrë jetese. E gjithë familja merr pjesë në punën e fermës familjare në fshatin malor Blerim, në veri të Shqipërisë. Rruga që të çon në fshat është aq e pandrequr saqë, sidomos gjatë dimrit, familja Syla mbetet e izoluar me muaj të tërë. Suzana, gruaja e Shkëlzenit (vëllai i madh i familjes), ka studiuar për infermieri dhe shpesh në dimër i ndihmon gratë të lindin larg mjekëve dhe spitaleve. Fytyrat, të shënuara nga lodhja, tregojnë një të vërtetë të thellë, shkruar nga era e ashpër malore”, Valery Poshtarov

Vebije është nëna e vëllezërve Syla. Puna e saj në fermën familjare është të përkujdeset për shpendët.
Pas mëngjesit, e gjithë familja, përfshirë edhe vogëlushët, zhvendoset në hambar për të mjelë dhitë. Fëmijët i ndjekin prindërit si hije dhe ndihmojnë sa më shumë që të munden.
Alketa, gruaja vëllait të vogël e familjes Syla. Mjelja herët në mëngjes kujton një lutje të heshtur.
Shkëlzeni merr frymë para se të vazhdojë mjeljen një nga një dhive
Agroni është më i madhi i vëllezërve Syla. Pas mjeljes së dhive, ndez zjarrin në një haësirë të murit të jashtëm për të ngrohur qumështin e freskët.
Agroni vëzhgon kopenë nga dritarja e stallës pasi kecat janë nxjerrë jashtë për të marrë gji nga nënat e tyre
Pak më vonë, Alketa tashmë është në punë duke përgatitur djathin. Mbesa e saj Orkidea e ndjek hap pas hapiduke u përpjekur të mësojë përmendësh sekretet e recetës së familjes.
Shkëlzeni i trajton bletët e tij me të njëjtën qasje dashamirëse që ka për të gjitha krijesat e gjalla që e rrethojnë.
Pasdite vonë, Shkëlzeni largohet me qenin e tij besnik për të çuar dhitë që të kullosin.

 

 

Ndërkohë, vëllai dhe kunata e tij mbledhin degë lisi nga pylli i afërt për të ushqyer dhitë në ditët me mot të keq, kur dalja në kullotë bëhet e pamundur.
Vajza e tyre e madhe, Orkidea, i ndjek ata kudo, ndërkohë që Alketa kujdeset për fëmijët më të vegjël.

Fundi i ditës e gjen familjen Syla të lodhur, por të lumtur: “shpirti i qumështit” i shoqëroi edhe sot.

Ky fotoalbum është realizuar në kontekstin e projektit trevjeçar “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Shqipërinë e Veriut”, nisur më 4 korrik në Pukë, që promovohet nga dy OJQ italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM ) dhe Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE ) – me mbështetjen e Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).

Shiko dosjen dedikuar Shqipërisë Veriore

Ky fotoalbum është i disponueshëm dhe në italisht

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version