Studenti shqiptar Urim Qinami – I pari i huaj i diplomuar nga Aeronautika Ushtarake Italiane

Pak ditё mё parё, nё “Aula Magna” tё Universitetit tё Firences, me praninё e rektorit tё kёtij universiteti Prof. Alberto Tesi, ёshtё zhvilluar ceremonia e ndarjes sё diplomave pёr 73 kapitenё tё Areonautikёs Ushtarake Italiane, nё pёrfundim tё kursit tё katёrt tё Masterit tё nivelit tё 2-tё, nё “Leadership dhe Analiza Strategjike”.

Mes tё diplomuarve tё kёtij edicioni, ishte edhe studenti shqiptar 28 vjeçari Urim Qinami, i cili, sipas burimeve nga titullarё tё kёtij Masteri dhe sipas disa gazetave italiane, ёshtё i vetmi student i huaj, i diplomuar si civil. Masteri nё fjalё organizohet nga Instituti i Shkencave Ushtarake Aeronautike nё qytetin e Firences, njohur ndryshe si Shkolla e Luftёs Ajrore, nёn drejtimin e gjeneralit Pietro Valente, shkollё e cila zotёron njё eksperiencё 78 vjeçare nё realizimin e kurseve tё kёtij lloji. Edicioni qё sapo ka pёrfunduar, ёshtё realizuar nё njё bashkёpunim me Universitetin e Firences, universitet nё tё cilin Dr.Urim Qinami, ёshtё diplomuar 5 vite mё parё nё Bachelor nё Shkenca Politike dhe Marrёdhёnie Ndёrkombёtare si edhe nё Masterin 2 vjeçar nё Marrёdhёnie Ndёrkombёtare dhe Studime Europiane.

Dr.Urim Qinami

Dr.Urim Qinami, arriti tё marrё pjesё, falё plotёsimit tё disa kritereve paraprake dhe me pjesёmarrjen dhe diplomimin e tij nё kёtё kurs, do tё jetё pjesё e historisё, si i huaji i parё, apo si studenti nga Shqipёria, duke iu bashkuar 234 pjesёmarёsve, tё diplomuar nё katёr vite tё zhvillimit tё Masterit tё nivelit tё dytё. Qёllimi kryesor i kёtij Masteri ёshtё, tё ofrojё njohje dhe aftёsi frekuentuese pёr tё pёrballur sfida tё vёshtira operative si edhe strategji, marrёdhёnie ndёrkombёtare, si edhe aktivitete drejtuese dhe Leadership. Ashtu si shumё tё rinj shqiptarё, tashmё me njё karrierё tё kompletuar universitare, dr.Urim Qinami do tё rikthehet nё Shqipёri, pёr tё dhёnё kontributin e tij nё politikёn shqiptare, me inovacione dhe kompetenca profesionale.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version