Atë që nuk kanë mundur ta bëjnë drejtuesit e pushtetit vendor, e kanë realizuar emigrantët, të cilët me të ardhurat e tyre i kanë dhuruar Pallatit të Kulturës në Rrëshen një pamje tjetër.
Godina e amortizuar sot është kthyer në një mjedis me kushte të përkryera për të merituar vërtetë emrin që mban dhe rëndësinë e veçantë që ajo ka në vetvehte.
Në restaurimin e kryer me dhurimet e emigrantëve, është ndërhyrë jo vetëm në pamjen e jashtme të tij, por edhe në mjediset e këtij pallati, madje për herë të parë është çelur edhe salla e arteve figurative.
Drejtori i Pallatit të Kulturës, Gjergj Marku, thotë se me ndërhyrjet e kryera, ky institucion ka ndryshuar pamje, duke tërhequr edhe vëmendjen e vizitorëve.
Restaurimi i Pallatit të Kulturës në qytetin e Rrëshenit dhe kthimi i tij në kushtet bashkëkohore, ka bërë që të gjallërohet edhe jeta kulturore dhe artistike e kësaj zone.
Burimi: Ora News