Këshilli Koordinues i Diasporës: Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali propozon Darien Levanin

Logo Per Kandidatet

Në datë 28 shkurt do zhvillohet në Tiranë Samiti i dytë i diasporës. Risia e këtij viti, është krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës. Bëhet fjalë për një këshill prej 15 vetash, të emëruar nga Qeveria shqiptare, të cilët kanë fuqi konsultive, e do paraqesin iniciativa e sugjerime të ndryshme.

Lista e plotë kandidatëve mund të konsultohet në fund të artikullit.

Për sa i përket Italisë, lista është formuar nga shoqatat shqiptare e nga trupi diplomatik, dhe është pritur me favor duke qenë se bëhet fjalë për persona që kanë dhënë një kontribut të vyer.

Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali, me një komunikatë për shtyp, ka sugjeruar emrin e Av. Darien Levani për këtë këshill. Më poshtë komunikata e plotë.

Shoqata e avokatëve shqiptarë në Itali vëzhgon me interes samitin e diasporës si një mënyrë për të ndërtuar a rindertuar lidhjet mes atdheut e shqiptarëve që jetojnë jashtë tij.

Në këtë kuadër, edhe krijimi i këshillit koordinues të diasporës, duket një mënyrë e mirë për të pasur një rrjet zyrtar personash që, me ambasadat e përtej ambasadave, krijojnë një lidhje direkt mes qytetarëve e Shtetit shqiptar.

Nëse do te funksionojë do e tregojë vetëm koha e faktet, por është për tu mbështetur ideja e krijimit të një grupi që shkon përtej istitucioneve. Megjithëse është thjesht një organ konsultiv anëtarët e të cilit emërohen nga Qeveria shqiptare, këshilli mund të japi një kontribut të vyer.

Duke parë emrat e kandidatëve nga Italia, duhet nënvizuar që ka shumë figura që e meritojnë të emërohen. Veçojmë njërin prej tyre, me dëshirën për t’i sugjeruar emërimin qeverisë shqiptare.

Bëhet fjalë për kolegun Darien Levani: shkrimtar dhe avokat i njohur, Darieni është edhe bashkëthemelues i gazetës Albania News dhe i shoqatës sonë. Një person që nëpër vite ka dhënë një kontribut që shpresojmë, mund të vazhdojë edhe më tej, kësaj here edhe me një rol zyrtar.

Urojmë, si përfundim, që kjo nismë e ky sugjerim të jetë vetëm pikënisja e një këshilli të vërtetë të diasporës që bën punë konkrete e ku secili, pa interesa personale, punon realisht për një synim të përbashkët: për Shqipërinë, për shqiptarët.

Këshilli Koordinues i Diasporës, propozimet zyrtare për kandidatët

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme dhe publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.

Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat:

Këshilli Koordinues i Diasporës

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version