DSA ( Down Syndrome Albania organizon “Buddy Walk, Albania”, ecja simbolike në kryeqytet për sensibilizimin ndaj çështjes që mbështet shoqata, atë mbi përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin në shoqëri, të individëve me sindromën Down)
12 Tetor, ora 11:00. Tiranë
Nisja: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Mbërritja: Parku “Rinia”.
Koncert dhe veprimtari argëtuese për fëmijë e të rritur.
Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Në kuadër të këtij muaji, Down Syndrome Albania organizon “Buddy Walk, Albania – Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”
Buddy Walk është ideuar nga National Down Syndrome Society (NDSS), USA, dhe e ka zanafillën në vitin 1995. Qëllimi i kësaj ecjeje simbolike është sensibilizimi për kauzën e individëve me sindromën Down, në përpjekje për t’u pranuar dhe për të bërë një jetë gjithëpërfshirëse në shoqërinë ku ata jetojnë.
“Buddy Walks” organizohen në të gjithë botën në Tetor, në kuadër të muajit të sensibilizimit për sindromën Down.
Down Syndrome Albania ka marrë licencën nga NDSS për të organizuar “Buddy Walk Albania”, me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.
Ecja nis tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë” (aty ku nis jeta) në orën 11:00 dhe përfundon në parkun Rinia, ku festimet e çeljes së muajit të sensibilizimit për sindromën Down, do të vijojnë me një koncert me këngëtarë shqiptarë, një panair produktesh nga nënat e fëmijëve me sindromën Down si dhe produktet nga njëri prej sponsorave. Nuk do të mungojnë argëtimet për fëmijë e të rritur me qëllim kalimin e një dite argëtuese gjithëpërfshirëse në komunitet.
Kush mund t’i bashkohet ecjes?
Kushdo që ka apo s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me sindromën Down dhe që do të solidarizohet me çështjen e individëve me sindromën Down.
“Bashkohu dhe ti, eja të kesh një shok për kokë!”
Kjo veprimtari mbështetet nga:
AMC, IDS, TIKA, HAKO, AGNA Group, Univers Promotions, Plaeta sh.a., Metro sh.a.i
-Nga njoftimi publik për shoqërinë, nga ana e shoqatës DSA ( Down Syndrome Albania)