Aeroporti i Vlorës, qeveria shqiptare prezanton projektin e ri

Qeveria shqiptare prezantoi dje, 16 shtator, projektin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në zonën e Vlorës.

Aeroporti I Vlores 4

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, projekti

“Sot prezantojmë planin më të madh, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, që Shqipëria dhe rajoni nuk e kanë parë. Ky aeroport do të plotësojë të gjitha kushtet dhe standardet”, kështu u shpreh ministrja Balluku për projektin e aeroportit të Vlorës

Sipas ministres së Infrastrukturës, ky aeroport do të ketë një pistë të standardeve ndërkombëtare dhe do të sjellë dhe një zhvillim të madh për ekonominë e Vlorës dhe zonës përreth.

“Aeroporti do ketë një pistë të parametrave ndërkombëtare, ku do ulen dhe avion transoqeanikë. 3.2 km do të jetë pista e aeroportit të Vlorës dhe 60 metra e gjerë. Siç e dini Air Albania shumë shpejt do të udhëtojë dhe drejt Amerikës”, deklaroi Balluku.

Aeroporti I Vlores 4

Edi Rama: dështimi i negociatave me turqit

Nga qyteti i Vlorës ku prezantoi projektin e ri të aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama foli edhe për dështimin e negociatave me konsorciumin turk, që kërkoi fillimisht ndërtimin e veprës.

“U përpoqëm të arrinim një marrëveshje me konsorciumin, dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkuluzioin se nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkaruar një marrëveshje. Kërkesat e kompanisë për garancitë që kërkonte nga shteti ishin përtej mundësive tona. E gjitha kjo ndodhte në një kontekst kur Vlora ende nuk e kishte marrë imazhin që ka sot”, tha Rama.

Sipas Ramës, ka interesim të lartë nga kompani ndërkombëtare për garën për aeroportin e Vlorës, por ende nuk është përcaktuar fituesi. Më herët, ai është shprehur: “Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin.”

Në prill të këtij viti ministria e infrastrukturës konfirmoi zyrtarisht dështimin e negociatave me kompanitë turke, por deklaroi se projekti do të vazhdojë dhe Qeveria do të hapë tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Corriere della Sera: Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga italianët

Aeroporti i Vlorës mund të merret me konçension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan sot se aeroporti puliez ka shprehur interes dhe drita jeshile për këtë mund të jepet gjatë së mërkurës në Fiera del Levante pas një takimi me përfaqësuesit e kompanisë dhe atij që i hap rrugë projektit, kryeministrit Edi Rama.

Aeroporti i Pulias synon ndërkombëtarizimin duke krijuar një filial të ri. Gazeta shkruan se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.

Gazeta shkruan se në nivel teknik, projekti tashmë është formuluar dhe qëllimi është që të arrihen 2-3 milionë pasagjerë në vit, duke shtuar se kompania italiane ka shprehur interes në fillim të shtatorit. Vlerësimi në themel të propozimit nuk është vetëm i një natyre operative.

PD: Aferë korruptive e Ramës, do i nënshtrohet ligjit antimafia

“Projektimi i Aeroportit të Vlorës aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.”

Këto janë akuzat e bëra nga Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD, pas prezantimit të projektit të aeroportit të ri të Vlorës nga kryeministri Edi Rama.

“Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special”, u shpreh Minarolli.

PD paralajmëron se me ardhjen në pushtet, ky projekt, që e konsideron aferë korruptive, do i nënshtrohet ligjit të ri antimafia.

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version