Emërohet Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

Burime nga Ministria e Jashtme bёjnё tё ditur se Kёshilli i Ministrave ka emёruar Massimo Gaianin si Ambasadorin e ri tё Italisё nё Tiranё. Lindur nё Addis Abeba, Etiopi, mё 1956, i ёshtё futur rrugёs sё diplomacisё nё vitin 1982.

Duke filluar nga viti 2005 ka qenё Kёshilltar Diplomatik i Ministrisё pёr Politikat Komunitare, duke qёndruar pranё ministrave tё ndryshёm qё kanё qenё nё kёtё detyrё, ku ёshtё edhe emёruar Koordinator i Zyrёs sё Sekretarisё sё Komitetit Ndёrministror pёr punёt komunitare europiane (Ciace) – Sigla e Komitetit Ndёrministror pёr Punёt Komunitare.

Jashtё shtetit italian, ka kontribuar me shёrbimin e tij edhe mё parё pranё Konsullatёs nё Montreal, ku ka mbuluar çёshtjet komerciale, mё pas nё Pёrfaqёsinё e pёrherёshme pranё tё atёhershmit Komuniteti Ekonomik Europian nё Bruksel si edhe nё Ambasadёn nё Washington.

Nё Ministri, ka dhёnё kontributin e tij nё shёrbim tё Drejtorisё sё Punёve Ekonomike, Sekretarisё sё Pёrgjithёshme, Drejtorisё sё Integrimit Europian dhe Drejtorisё Personale.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version